img
    Nga: exit.al datë: 2020/09/08

KPA shkarkon përfundimisht ish-drejtuesin e Prokurorisë Fier, Fatmir Lushi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur poshtë kërkesën e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi, i cili kundërshtonte vendimin e shkarkimit të tij nga KPK-ja dhe kërkonte rikthimin në punë.
Trupa e KPK-së, e përbërë nga Natasha Mulaj Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz vendosën të lënë në fuqi vendimin e KPK-së, sipas së cilit Lushi shkarkohej për probleme me pasurinë dhe figurën.
Ish-prokurori Lushi u shkarkua nga KPK-ja në mars 2019. Gjatë hetimit administrative KPK gjeti se Lushi dhe familja e tij nuk kishin burime të ligjshme për të justifikuar blerjen e një shtëpie në Elbasan.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu