img
    Nga: exit.al datë: 2020/09/07

KLGJ hedh shortin për përzgjedhjen e 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) do të hedhë të martën, më 8 shtator shortin për 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.
Shorti do të organizohet në orën 17:00, në godinën e KLGJ-së, “Poli i Drejtësisë”, njoftoi për median KLGJ.
“Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë”, sipas njoftimit të KLGJ-së.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu