img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/09/09

Arrestohet gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe një avokat në Durrës

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është arrestuar në Durrës ditën e sotme. Gjyqtarja u arrestuar me urdhër të SPAK.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Margjekën për korrupsion.
Mimoza Margjeka është gjyqtarja që cilësoi nul zgjedhjet e 30 qershorit në Durrës.
Ajo i refuzoi mandatin ish- kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako.
Por ndërkohë është arrestuar dhe bashkëshorti i saj Arben Cara, dhe avokati Skënder Demiraj, bashkë me dy të tjerë.
Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 3 nga të arrestuar, teksa gjyqtarja me avokatin janë liruar nga qelia në arrest shtëpie.
“Shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu