img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/09/09

Përzgjedhja e 60 hetuesve të BKH-së nën mbikqyrjen e FBI

Një ditë pas publikimit të kritereve të vendosura për përzgjedhjen e 60 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose siç njihet ndryshe FBI-ja shqiptare, këtë të mërkurë drejtuesja e saj, ka bërë të ditur, se procesi do të jetë transparent, i barabartë dhe i drejtë nën mbikqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një mesazh të posaçëm, bëhet e ditur, se ekipi i ri do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do garantoj një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.
Procesi i përzgjedhjes përfshin aplikimin elektronik, provimin me shkrim të arsyetimit logjik, testin fizik, provimin me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve dhe nivelin e shkrimit e leximit, intervistën që mat aftësitë e komunikimit verbal, aftësitë për ti komunikuar idetë me efiçensë dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe figurës.
Kandidatët që do të indentifikohen si më të mirët, duke ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje si ai që zhvillohet sot për rekrutimet në FBI-së, do të verifikohen për plotësimin e kritereve të integritetit dhe do ti nënshtrohen testimit të Poligrafit.
Procesi do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve çka garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces rekrutimi.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu