img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/09/08

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, takon kreun e SPAK dhe të BKH: Reforma në drejtësi jo e lehtë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe kreun e BKH, Aida Hajnaj.
Me një shënim në Twitter, Kim shkruan se reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, por se duhet të vazhdojë. Sipas Yuri Kim, sundimi i ligjit është thelbësor për investimet e huaja.
“U takua sot me Drejtorin BKH Hajnaj dhe Shefin e SPO-së Kraja për të përsëritur mbështetjen e fortë për SPAK-un.
Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që njerëzit e të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, shkruan ambasadorja.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu