img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/09/08

Përzgjedhja e 60 hetuesve, Yuri Kim dhe ekspertë të FBI-së në zyrat e BKH

Me nisjen zyrtarisht të detyrës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, drejtuesja Aida Hajnaj ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuaa të amerikës në Tiranë Yuri Kim.
ShBA ka qenë një ndër mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi dhe ngritjes së institucioneve të reja, ndërsa mësohet se në focus të takimit ka qenë përzgjedhja e 60 hetuesve që do të plotësojnë BKH-në.
Kim u pa të shoqërohej në këtë takim edhe nga ekspertë të FBI-së amerikane, ku rendësi i është dhënë jo vetëm përzgjedhjes së hetuesve por edhe programit që ata do të ndjekin në SHBA .
Hetuesit do të kenë akses në sistemet e informacionit, dosjet dhe të gjitha të dhënat e administruara nga institucionet, përfshirë çdo drejtori dhe nëndegë të saj, në kuadër të hetimit të veprave penale në kompetencë të SPAK.
Qendrimi në SPAK zgjati për gati 45 minuta ndërsa mësohet se ambasadorja zhvilloii edhe një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Arben Kraja.
Aktualisht SPAK ka 18 procedime penale dhe shumica e tyre lidhen me korrupsion tenderash nga zyrtarë.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu