img
    Nga: exit.al datë: 2020/09/27

KLGJ verifikon 2 nga 23 kandidatët për Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit njoftoi të shtunën se ka përfunduar verifikimin e 2 kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, nga 23 kandidatë në total, për 11 vendet e lira.

KLGJ njoftoi se po përfundon procesi i verifikimit të pasurisë, për 8 kandidatë të tjerë, dhe rezultatet do të diskutohen në mbledhje e ardhshme.

Për 6 kandidatë të cilët janë në proces të vetingut ju kërkua organeve të rivlerësimit trajtimi me përparësi i procedurës së rivlerësimit kalimtar.

Ndërsa për 7 kandidatët e tjerë ende nuk ka nisur procesi.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu