Brikena Ukperaj

Emër Mbiemër
Brikena Ukperaj
Data e emërimit fillestar
2006-10-04
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish- Anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
•12.12.2018 - 12.12.2023 - Anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
•nëntor 2016 - 12.12.2018 - Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.
•nëntor 2007 – nëntor 2016 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje.
•2008-2010 -Gjyqtare profili Tregtar/Civil i pergjithshëm+penal.
•2010-2012 - Gjyqtare profili Familjar + penal.
•2013 – nëntor 2016 - Gjyqtare për të gjitha llojet e çeshtjeve.
• Tetor 2006-Qershor 2007 - Periudha e ushtrimit të stazhit profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
• 2004-2006 - Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• 2000-2004 - Fakulteti i Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Punime Shkencore
• Artikulli "Disa mendime mbi Ligjin Nr. 9380, dt. 28.04.2005 "Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të" botuar në revistën "Jeta Juridike" Nr. 3 Shtator 2006;
• Artikulli "Padia për deklarimin e pavlefshmërisë së veprimeve juridike nën ndikimin e veseve të vullnetit" botuar në revistën "Tribuna Juridike" Nr. 63 të vitit 2006.

Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

Pjesëmarrës në trajnime të organizuara jashtë shtetit :
- TRIER Gjermani më 19-21-Qershor 2006 “Kushtetuta Europiane dhe e drejta e komuniteteve» (Europian Constitucional and Institucional Law) organizuar nga Academy of Europian Law ;
- HAGË Hollandë më 18-28 Nëntor 2012“ Aksesi në drejtesi” organizuar nga T.M.C Asser Instituut në kuadër të MATRA Pre-Accession Training Programme;
- OHËR Maqedoni më 26-30 Qershor 2012 “Bashkëpunimi gjyqësor në fushën civile dhe tregtare”, organizuar nga EIPA në bashkëpunim me GIZ.

Pjesëmarrës në trajnime te ndryshme te organizuar nga Shkolla e Magjistraturës ne kuadër të trajnimit te saj vazhdues që prej vitit 2006 e në vazhdim;

Pjesëmarrës në trajnime te organizuar nga Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me organizata ndërkombëtarë në Shqiperi, sikundër :

• E drejta e Refugjatëve dhe e çëshjtjeve të azilit», organizuar nga Zyra e UNHCR-SE në bashkëpunim me Shkollën e Magjistratures; zhvilluar më 2 dhe 4 Nëntor 2005 ;
• «E drejta civile e krahasuar» organizuar nga Universiteti i Napolit Itali në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës, me lektorë të huaj italianë më 9- 25 nëntor 2005;
• Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile» organizuar nga Qendra për të drejtën kushtetuese europiane ne bashkepunim me fondacionin "Dhimitris Tsatsos" të Republikës së Greqisë në bashkëpunim edhe me Shkollën e Magjistraturës, zhvilluar më 18-19 tetor 2006;
• Ndihma juridike ne aktet nderkombetare, ndihma e ndersjellte juridike ne ceshtjet civile....etj» organizuar nga Fondacioni Gjerman IRZ në bashkëpunim me shkollën e Magjistraturës më 26-27 Maj 2008;
• Praktika dhe e drejta e BE-së Kuadri institucional i BE-së organizuar nga SLYN FOUNDATION, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në bashkepunim me Shkollën e Magjistraturës në 06--7 Shkurt 2012;
• Etika gjyqesore. Probleme te deontologjise dhe etikes ne ushtrimin e ndjekjes penale etj organizuar nga SLYN FOUNDATION, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në bashkepunim me Shkollën e Magjistraturës në 29 Shkurt 2012;
• Zbatimi i urdhrave të mbrojtjes ne kuadrin e masave parandaluese ne luften kunder Dhunës në familje, organizuar nga UNDP në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës më 07.06.2013;
• Teknikat e prezantimit të provave në gjyq, organizuar nga OPDAT në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës më 21.03.2013;
• Programi për trajnimin e menaxhimit të çështjeve dhe shkrimit të vendimeve gjyqësore 13-17 Nëntor 2017 organizuar nga Slynn Foundation.
• Trajnimi me temë : "Çështjet familjare me elementë të huaj. Kuadri ligjor vendas dhe standartet konvencionale me fokus Konventat e Hagës. Martesa me element të huaj. Pavlefshmëria e Martesës. Zgjidhja e martesës. Regjimet pasurore. Birësimi. Të drejtat prindërore; Kujdestaria". zhvilluar me 16-17 Janar 2014.
• Trajnimi me temë : "Kontratat administrative e civile dhe shqyrtimi i tyre në arbitrazhin ndërkombëtar dhe vendas" të zhvilluar më 12 Mars 2015.
• Trajnimi me temë : "Kontratat administrative e civile dhe shqyrtimi i tyre në arbitrazhin ndërkombëtar dhe vendas. Zgjidhja e konflikteve përmes arbitrazhit. Ankimi i vendimeve të Arbitrazhit në Gjykatën e Apelit" të zhvilluar më 13 Mars 2015.
Trajnimi me temë : "Probleme të praktikës gjyqësore lidhur me institutin e kujdestarisë" (Kujdestaria mbi të miturit dhe personat me zotësi te kufizuar për të vepruar.
• Pavlefshmëria e themelimit te Shoqërive Tregtare dhe praktika gjyqësore (janar 2017);
• Të drejtat digjitale dhe tregtia elektronike....etj (mars 2017).

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr.27, datë 25.06.2018 për subjektin e rivlerësimit znj. Brikena Ukperaj (Lubonja), gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
- Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 27, datë 25.6.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Brikena Ukperaj (Lubonja).

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu, këtu, këtu, këtu,