Evelina Qirjako

Emër Mbiemër
Evelina Qirjako
Data e emërimit fillestar
2008-07-08
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë (Ne proces shqyrtimi nga KPA) Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
1 Shtator 1989 - 31 Nëntor 1990- Këshilltare Ligjore pranë Zyrës së Këshillimit Ligjor Tiranë
1990-1999- Avokate
Qershor 1999 - Mars 2001- Bashkëpunëtore (Associate) pranë Zyrës Ndërkombëtare Ligjore Tonucci
2001 - 2008- Ka themeluar dhe ka drejtuar një nga zyrat më të njohura të avokatisë në Tiranë, “Qirjako” Law Office, me fushë ushtrimi në çështje civile
1994 -1996- Pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Drejtësisë, në lëndën e Drejta e Detyrimeve
Tetor 2002- Arbitre pranë Arbitrazhit Gjyqësor të Shqipërisë
korrik 2008 – korrik 2017- gjyqtare në Gjykatën e Lartë

• Znj. Evelina Qirjako aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar .
• Gjykata e Lartë vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit 9-vjeçar të ushtrimit të detyrës për Znj. Evelina Qirjako si gjyqtare e Gjykatës së Lartë, në bazë të pikës 2, të nenit 139, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
• KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Znj. Evelina Qirjako, është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Evelina Qirjako i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
• Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
• Nga ana e subjektit të rivlerësimit ka pasur Ankim pranë KPA-së për Vendimin e marrë nga KPK.
• Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranon ankimin e subjektit të rivlerësimit, Znj. Evelina Qirjako kundrejt vendimit të KPK-së Nr: 178 datë 08.07.2019, me anë të njoftimit Datë: 03.02.2021.
Arsimi dhe Doktoratura ose Master
1989- Diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.
Punime Shkencore
Disertacion për mbrojtjen e Gradës Shkencore "DOKTOR"
Tema: “KUPTIMI RËNDËSIA DHE KUSHTET E VLEFSHMËRISË SË VEPRIMIT JURIDIK NË RASTIN E KALIMIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME RËNDËSIA, NATYRA DHE EFEKTI QË KA REGJISTRIMI I TITULLIT TË PRONËSISË NE REGJISTRAT PUBLIKË TË PASURIVE TË PALUAJTSHME “
Kandidati: Evelina QIRJAKO
Udhëheqës Shkencor: Prof. DR. Ardian NUNI
2016
Kualifikime te veçanta
1992- Anëtare e Dhomës Ndërkombëtare të Avokatisë.
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-se Nr: 178 datë 08.07.2019. Subjekti i rivlerësimit: Znj. Evelina Qirjako, ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,