Lindita Male (Ziguri)

Emër Mbiemër
Lindita Male (Ziguri)
Data e emërimit fillestar
1993-10-16
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Prokurore, aktualisht e komanduar si inspektore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
- Prokurorja Lindita Ziguri (Male) ushtron funksionin e magjistratit që prej datës 16.10.1993, ku është emëruar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet .
- Nga viti 1997 deri në 1998 ka ushtruar funksionin e Drejtuesit në Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet .
-Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ka ushtruar detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë dhe më pas Tiranë.
- Në periudhën Janar 2002 – Janar 2021 ka mbajtur pozicionin e Prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku përgjatë viteve 2009 – 2011 ka kryer detyrën e Shefit të Seksionit për të Mitur.

Znj. Ziguri ka një eksperiencë profesionale në punë për afro 27 (njëzet e shtatë) vjet, nuk ndodhet në një pozicion me mandat të kufizuar, nuk është dhe as ka qenë më parë e komanduar dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi. ____________________________________
Përgjatë karrierës së saj në Drejtësi, znj. Ziguri ka marrë pjesë në mënyrë aktive në konferenca dhe trajnime të ndryshme lidhur me zgjerimin e njohurive në fushën e të drejtës materiale dhe procedural penale, ndër të cilat përmenden “Procedurat e Falimentit” të International Finance Corporation, World Bank; “18th TAIEX International Forum for Prosecutors on Fighting Organized Crime” të Komisionit Europian; “Intellectual Property Rights Enforcement” nga International Law Enforcement Academy.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
Diplome “Jurist”, pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike në Universitetin e Tiranës, Dega Drejtësi.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK dhe KPA, e konfirmuar në Detyrë pas procesit të Vettingut.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-se Nr: 332 date 12.1.2021 - Subjekti i rivlerësimit: Znj. Lindita Male(Ziguri), prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
- Ankim i IKP-se kundër vendimit nr. 332, datë 12.1.2021, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit, znj. Lindita Male (Ziguri)
- KPA- Njoftim vendimi per për çështjen (JR) nr. 21/2021, datë 29.04.2021, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri). , postuar ne date 04.12.2021, ne faqen zyrtare te KPA-se.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Për punën e saj si Shef Seksioni për të Mitur dhe Kontributin e dhënë në Reformën e Drejtësisë për të miturit në Shqipëri, znj.Ziguri është vlerësuar me “Çmimin e Mirënjohjes” nga Transparency International Albania dhe UNICEF në vitin 2009.
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Nuk ka masë disiplinore në fuqi.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,