Ardian Dvorani

Emër Mbiemër
Ardian Dvorani
Data e emërimit fillestar
2005-02-17
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
• Zv. Kryetar i Gjykatës së Lartë
• Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
• Ka shërbyer si prokuror në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Shkodër në periudhën 1988-1991.
• Ka ushtruar funksionet e këshilltarit ligjor dhe drejtorit të Departamentit Juridik pranë INSIG sh.a. në periudhën 1991-1994.
• Ka ushtruar profesionin e avokatit në vitet 1994-1998.
• Ka shërbyer si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Ministrave në periudhën mars 1998-shtator 1999.
• Ka ushtruar funksionin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë në periudhën shtator 1999- shkurt 2005 dhe, gjatë vitit 2004, për një periudhe 6 mujore, edhe funksionin e drejtorit të Departamentit Juridik në Kuvendin e Shqipërisë.
• Gjatë viteve 1999-2005, ndërmjet të tjerave, ka qenë kryetar i Bordit Kombëtar të Monitorimit Antikorrupsion, kryetar i delegacionit shqiptar në GRECO si dhe raporter i kësaj organizate ndërkombëtare për mbikqyrjen e respektimit të standarteve antikorrupsion dhe antikrim për një numër vendesh anëtare të tij, anëtar i përhershëm i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE për çështjet e drejtesisë dhe punëve të brendshme.
Pas vitit 2005 ka qenë edhe kryetar i Komisionit për Përmirësimin e Vazhdueshëm Profesional të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, pedagog në programin e trajnimit fillestar dhe ekspert ligjor në programin e trajnimit vazhdues për gjyqtare e prokurorë pranë Shkollës së Magjistraturës, pedagog pranë Shkollës së Avokatisë dhe disa universiteteve jopublike, eksperti i nivelit të lartë pranë Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi, anëtarë dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi etj..
• Me dekretin Nr.4481, datë 17 Shkurt 2005, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.


Arsimi dhe Doktoratura ose Master
• Në vitin 1988 është diplomuar jurist në Universitetin e Tiranës.
Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK i konfirmuar në Detyrë pas procesit të Vettingut
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendimi i KPK-se Nr: 49 datë 25.07.2018 - Subjekti i rivlerësimit: Z. Ardian Dvorani, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.
- Njoftim i IKP për mosankimin e vendimit nr. 49, datë 25.7.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Ardian Dvorani
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
CV
Dokumenta te tjera
  1. Vendimi i KPK-se Nr: 49 datë 25.07.2018 - Subjekti i rivlerësimit: Z. Ardian Dvorani, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.
  2. Vendim i Trupit Gjykues (KPK )" Per Korrigjimin e gabimit material ne vendimin e KPK , te dhene per subjektin e rivlerësimit: Z. Ardian Dvorani ne date 25.07.2018".
  3. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (Të Përkohshëm) 2019.
  4. Rezultati i Shortit të Hedhur Për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi - Institucioni i Presidentit të Republikës, Tiranë, 5 dhjetor 2019.
  5. Njoftim i IKP për mosankimin e vendimit nr. 49, datë 25.7.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Ardian Dvorani
  6. Njoftim për shtyp i KLGJ date 11 Qershor 2020
  7. Formular Vetëdeklarimi i z. Ardian DVORANI datë 26.04.2016 për zbatimin e ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjdhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike"
  8. Rezultatet e Shortit për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (të Përkohshëm) – 7 dhjetor 2018.
  9. Vendim i KLGJ-së Nr. 140, datë 16.04.2020 - Për Trajtimin dhe Përgatitjen për Shqyrtim të Çështjes në Lidhje me Problematikën e Adresuar nga Presidenti i Republikës sa i Përket Vijimit të Ushtrimit të Detyrës nga Anëtari i Gjykatës së Lartë, Z.Ardian Dvorani
  10. Lista me emra të gjyqtareve të Gjykatës së Larte , të Gjykatave të apelit dhe gjyqtareve të gjykatave administrative, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për t'u përfshire në shortin për anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. - Derguar Presidentit nga KLGJ , datë 15.11.2019.
  11. Rezultatet e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED (të përkohshëm) - 07.12.2018
  12. Vendim i Kryetarit të K.E.D Nr. 8 datë 09.09.2019 - Për rrëzimin e kërkesës për përjashtim e anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Z. Ardian Dvorani ,nga pjesëmarrja ne procedurën e verifikimit te kandidaturave te Kandidates Zhaklina Peto ne vendet vakante për gjyqtar ne Gjykatën Kushtetuese, te shpallura nga Presidenti i Republikës ne datën 07.02.2018.
  13. Institucioni i Presidentit të Republikës - Rezultati i Shortit të Hedhur për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi , Tiranë, 5 dhjetor 2019.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu, këtu,