Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi mungesë burimesh për një makinë, pasurinë e vetme që zotëron gjyqtari i deleguar në Apelin e Durrësit, Florjan Kalaja. Ai pranoi se mund të kishte pasaktësi në deklarime dhe kërkoi që të konsideroheshin edhe të ardhurat e viteve të kaluara.
Komisioni i Ligjeve miratoi sot kandidaturën e Altin Binajt për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Kuvendit ditën e hënë listën vetëm me një kandidat për një vend vakant në Gjykatë Kushtetuese.
Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka besim se brenda 31 dhjetorit Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale dhe se për këta ka marrë dhe fjalën e presidentit Ilir Meta dhe Kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ajo thotë se korrupsioni në Shqipëri është një kancer, e se është i tillë si në reputacion ashtu dhe në realitet. Për këtë arsye ajo thekson se është e rëndësishme që Prokuroria Speciale të funksionojë plotësisht, duke vlerësuar veprimet e ndërmarra së fundmi nga SPAK.
Ambasada Amerikane ka përshëndetur përzgjedhjen e kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke e konsideruar si një proces të vështirë, por të domosdoshëm.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë ish kryetarin e Gjykatës së Apelit Civil Shkodër, Fuat Vjerdha, duke hedhur poshtë vendimin e shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.