Përkufizime

Në këtë hapësirë janë Përkufizime Ligjore për institucione, funksione, procedura apo kategori dokumenti që përkojnë me Sistemin e Drejtësisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ)

Këshilli i Lartë Gjyqësor është një institucion Kushtetues, i krijuar me Kushtetutë pas ndryshimeve të bëra në Vitin 2016 si pjesë e Paketës Ligjore për Reformën në Drejtësi.
Ky institucion është krijuar për të siguruar Pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
Këshilli përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtar, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë i zgjedh Kuvendi, nga radhët e Juristëve Jo Gjyqtarë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ushtron funksione të emërimit, vlerësimit, ngritjes në detyrë dhe transferimit të gjyqtarëve të të gjitha niveleve.
Gjithashtu vendos masa disiplinore ndaj gjyqtarëve. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i propozon presidentit të republikës kandidatët për Gjyqësor të Gjykatës së Lartë sipas ligjit.
Këshilli miraton rregullat e etikës gjyqësore dhe mbikëqyr respektimin e tyre.
Ky Këshill drejton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e punës në administratën e gjykatave, me përjashtim të mbarëvajtjes së strukturave të teknologjisë së informacionit në gjykata, e cila rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Këshilli propozon dhe administron buxhetin e tij dhe të Gjykatave dhe informon publikun dhe Kuvendin për gjendjen e sistemi gjyqësor.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ushtron funksione të tjera të caktuara me ligj.

Këshilli i Lartë i Prokurisë (KLP)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një institucion Kushtetues, i krijuar me Kushtetutë pas ndryshimeve të bëra në Vitin 2016 si pjesë e Paketës Ligjore për Reformën në Drejtësi.
Ky institucion është krijuar për të siguruar Pavarësinë, Llogaridhënien, Disiplinën, Statusin dhe Karrierën e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtar, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorisë dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi nga radhët e juristëve Jo Prokurorë.
Ky këshill ushtron këto kompetenca emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët e të gjitha niveleve.
Gjithashtu vendos masat disiplinore ndaj prokurorëve të të gjitha niveleve dhe i propozon Kuvendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, sipas ligji.
Këshilli miraton rregullat për etikën e prokurorëve dhe mbikëqyr respektimin e tyre gjithashtu miraton dhe administron buxhetin e tij.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë informon publikun dhe Kuvendin mbi gjendjen e Prokurorisë dhe ushtron funksione të tjera të caktuara me ligj.
Mbledhja e parë e këtij institucioni u mbajt në datën 19 dhjetor 2018.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një Institucion Kushtetues që krijohet për verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët sipas meritës profesionale.
Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme, me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati.
Ky Këshill mblidhet sa herë është e nevojshme dhe përbëhet nga nëntë anëtarë të përzgjedhur me short nga rashat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët nuk është dhënë masë disiplinore.
Mandati i ushtrimit të detyrës është një vjeçar dhe fillon në datën e parë të vitit kalendarik.
Presidenti zgjedh me short midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtar dhe dy prokuror nga gjykatat e apelit si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD)

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është institucion i krijuar me kushtetutë përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.
Gjithashtu është përgjegjës edhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të Prokurorisë.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, për një periudhë nëntëvjeçare pa të drejtë rizgjedhje nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se pesëmbëdhjetë vite punë në profesion dhe integritet të lartë moral dhe profesional.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përzgjedh pesë kandidat për të cilët kuvendi duhet të votojë me shumicë të tre të pestave.
Nëse brenda tridhjetë ditëve nga paraqitja e Listës asnjë nga kandidatët nuk ka marrë dot këtë shumicë, kandidati i renditur i pari shpallet i emëruar. Inspektori i Lartë i Drejtësisë gëzon Statusin e Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi është një institucion Kushtetues, i krijuar me Kushtetutë pas ndryshimeve të bëra në Vitin 2016 si pjesë e Paketës Ligjore për Reformën në Drejtësi.
Është institucion i Përkohshëm një nga tre institucionet e Rivlerësimit.
Puna e institucionit bazohet në Ligjin për Rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Institucioni përbëhet nga dymbëdhjetë komisionerë të cilët janë përzgjedhur nga Kuvendi me Vendim më datën 17 qershor 2017.
Ky Institucion kryen procesin e Rivlerësimit të Individëve Gjyqtar dhe Prokuror, ndërsa vendimet e institucionit mund të ankimohen nga subjekti i rivlerësimit ose nga Komisioneri Publik pranë Kolegjit të Apelimit.
Afati i funksionimit për këtë institucion të përkohshëm është pesë vite.
Në këtë rubrikë janë të gjitha Vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sikurse dokumente të tjera të rëndësishme në punën e Institucionit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion Kushtetues, i krijuar me Kushtetutë pas ndryshimeve të bëra në Vitin 2016 si pjesë e Paketës Ligjore për Reformën në Drejtësi.
Është institucion i Përkohshëm një nga tre institucionet e Rivlerësimit.
Puna e institucionit bazohet në Ligjin për Rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Institucioni përbëhet nga dymbëdhjetë komisionerë të cilët janë përzgjedhur nga Kuvendi me Vendim më datën 17 qershor 2017.
Ky Institucion kryen procesin e Rivlerësimit të Individëve Gjyqtar dhe Prokuror duke shqyrtuar ankimime të subjekteve të rivlerësimit sikurse të Komsionerit Publik.
Afati i funksionimit për këtë institucion të përkohshëm është nëntë vite.
Në këtë rubrikë janë të gjitha Vendimet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit sikurse dokumente të tjera të rëndësishme në punën e Institucionit.
Anëtarët e Kolegjit janë shtatë gjyqtar të cilët u emruan me Vendim Bllok të Kuvendit nr. 82 në datën 17 qershor 2017.
Kolegji ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Gjithashtu juridiksion i Kolegjit janë edhe ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosje të masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.