Procesverbal Nr.37 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 11.12.2019, Ora 14:00
Rendi i ditës :
1. Shpallja dhe fillimi i procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve
për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
2. Miratimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendin
vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
3. Miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja në funksion të realizimit të intervistave me
kandidatët e lejuar për kandidim.
4. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e
kandidaturave dhe zhvillimi i intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar në vendin vakant të
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
5. Hedhja e shortit për caktimin e anëtarit të Këshillit, relator për ndjekjen e procedurave
të verifikimit dhe të vlerësimit të vendit vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur
nga Kuvendi në datën 21.08.2019.