Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.10.2019
Rendi i ditës:
2. Të tjera - Shqyrtimi i projektvendimit për deklarimin e
mbarimit të statusit të magjistratit të gjyqtares {...}, për shkak të dorëheqjes nga detyra.
Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.
Rendi i ditës:
2. Të tjera - Shqyrtimi i projektvendimit për deklarimin e
mbarimit të statusit të magjistratit të gjyqtares {...}, për shkak të dorëheqjes nga detyra.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Raportit “Për vlerësimin e statusit
individual dhe karrierën e inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i përgatitur
nga Komisioni i Përkohshëm i Vlerësimin të Statusit Individual dhe Karrierën e
Inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë (vijim nga mbledhja e datës
26.09.2019).
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për komandimin e znj.
{...} si pedagoge e brendshme, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së
Magjistraturës” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e
mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares {...}, për shkak të dorëheqjes nga detyra e
gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për konfirmimin si
ndihmës magjistrat në Gjykatën e Lartë të gjyqtarit {...} dhe zgjatjen e mandatit të
komandimit me 1 (një) vit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
Rendi i ditës:
Shpallja e fillimit të procedurës së verifikimit të kandidaturave për vendin vakant në
Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës me
Dekretin nr.11291 datë 27.09.2019, si edhe zhvillimi i procedurës së shortit për përcaktimin
e anëtarit relator të KED për ndjekjen e procedurave të verifikimit dhe vlerësimit të
kandidaturave të këtij vendi vakant.
Rendi i ditës:
1. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Znj.Afërdita Ndoi, prokurore
në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të ushtrojë përkohësisht detyrën si
prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
2. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Albert Murçaj, prokuror në
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht
detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
3. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Lorenc Mërkuri, prokuror në
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht
detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
4. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Ludovik Doda, prokuror në
Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si
Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
5. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Ylli Pjetërnika, prokuror në
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht
detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
6. Miratimi i projekt-vendimeve pёr ndёrprerjet e caktimit tё përkohshme tё z. Urim Buci
ne detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe
rikthimin e tij në detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime) Në këtë pike do të diskutohet lidhur me hapat e
mëtejshme për kostituimin e Prokurorisë së Posaçme.
Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e
Rrethit Gjyqësor Përmet, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve
gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në
mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Miratimi i projektvendimit “Për ndryshimin e vendimit
nr. 211, datë 11.10.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktim gjyqtari, në një
çështje gjyqësore të veçantë, në Gjykatën e Apelit Durrës””.