Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 504, datë 28.1.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Fahrije Gjana (Vata), drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KLGJ-së Nr. 38, datë 28.01.2022

Për caktimin e gjyqtarëve të skemës së delegimit, për gjykimin e dy çështjejeve gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Vendim i KLGJ-së Nr. 39, datë 28.01.2022

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme

Vendim i KPA Nr. 4/2022 (JD), datë 27.01.2022, me kërkues Edmond Kasmi.

KËRKUES: Edmond Kasmi.
SUBJEKT I INTERESUAR: Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 201/4 prot., datë 26.05.2021, i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë; detyrimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të fillojë hetimin për magjistratin I. T., anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Tiranë; Pezullimi i magjistratit I. T., anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas parashikimeve të Kushtetutës.

KPA ka vendosur: Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

Vendim i KLGJ-se Nr. 35, datë 26.01.2022

PËR KRIJIMIN DHE VËNIEN NË FUNKSION TË REGJISTRIT ELEKTRONIK TË ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE

Vendim i KLGJ-së Nr. 36, datë 26.01.2022

Për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit, z. {…} me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan