Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLP-se Nr.61, datë 06.03.2023

Për “Mbarimin e statusit të magjistratit Skender Mestani”

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 630, datë 3.3.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Hysen Ajasllari, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 629, datë 3.3.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Besnik Cengu, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPK ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Besnik Cengu, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur, duke qenë se subjekti ka ushtruar të drejtën e daljes në pension.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 628, datë 3.3.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Hasan Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

KPK ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Hasan Selimi pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur, duke qenë se subjekti ka ushtruar të drejtën e daljes në pension.

Vendim i KPA-së nr. 8/2023 (JR), datë 02.03.2023; përfshirë mendimet e pakicës, për subjektin e rivlerësimit z. Kastriot Gramshi.

KPA ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr. 519, datë 25.03.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Kastriot Gramshi.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 626, datë 27.2.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Mihallaq Bleta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

KPK ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Mihallaq Bleta, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura e rivlerësimit kalimtar është bërë i pamundur, duke qenë se subjekti ka ushtruar të drejtën e daljes në pension.