Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPK-së Nr:. 05 datë 28.12.2020

- Z.Artan Çupi, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat

Është vendosur pezullimi nga detyra i z.Artan Çupi për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Vendim i KPK-së Nr. 328 Datë: 28.12.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Adriano Dyrmishi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KLGJ-së Nr.647, datë 23.12.2020

Për miratimin e pjesëmarrjes së gjyqtarëve në trajnimin vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës për periudhën Janar – Mars 2021.

Vendim i KLGJ-së Nr.646, datë 23.12.2020

Për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Vendim i KLGJ-së Nr.645, datë 23.12.2020

Për miratimin e “Programi i vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve për vitin 2021”.

Vendim i KLP-së Nr.297 Datë: 23.12.2020

Për miratimin e listës së prokurorëve pjesëmarrës në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për periudhën Janar-Mars 2021.