Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 49, datë 11.02.2021

Për vlerësimin e përshpejtuar etik dhe profesional të gjyqtarit {…}, për vitin 2019.

Vendim i KLGJ-së Nr. 50, datë 11.02.2021

Për kualifikimin e kandidatit Z. {…} dhe vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 93, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendim i KLGJ-së Nr. 51, datë 11.02.2021

Për skualifikimin e kandidatit Z. {…}, për në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021.

Vendim i KLP-se Nr. 42, datë 10.02.2021

Mbi shtyrjen e datës së zhvillimit të seancës dëgjimore për procedimin disiplinor në ngarkim të magjistratit Bujar Memia

Vendim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për aplikimin nr. 15227/19. Çështja Xhoxhaj kundër Shqipërisë.


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut:
1. Vendosi, në mënyrë unanime, si të papranueshëm ankimin sipas nenit 6/1 të Konventës në lidhje me mungesën e paanshmërisë së anëtarëve të caktuar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe ankimin sipas nenit 13, në lidhje me mungesën e pretenduar të mjeteve juridike efektive përkundrejt shkarkimit nga detyra të kërkueses.
2. Vendosi, me shumicë votash, si të papranueshëm pretendimin, sipas nenit 8 të Konventës në lidhje me ndalimin e përjetshëm të ushtrimit të profesionit.
3. Vendosi, në mënyrë unanime, si të papranueshëm pjesën tjetër të aplikimit.
4. Vendosi, me gjashtë vota pro dhe një kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës, në lidhje me mungesën e pretenduar të pavarësisë dhe paanësisë së organeve të rivlerësimit.
5. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës në lidhje me parregullsinë e pretenduar të procesit.
6. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës në lidhje me mungesën e pretenduar të seancës publike para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
7. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës në lidhje me shkeljen e pretenduar të parimit të sigurisë ligjore.
8. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës.

Vendim i KPA-se Nr. 4/2021 (JR) datë 09.02.2021

Subjekti i rivlerësimit Eugen Beçi, përfshirë mendimin paralel dhe mendimin e pakicës.