Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 31, datë 25.01.2021

Për korrigjimin e gabimit në shkrim në vendimin nr. 8, datë 14.01.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendim i KLGJ-së Nr. 17, datë 21.01.2021

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Vendim i KLGJ-së Nr.16, datë 21.01.2021

Për ndryshimin e pjesshëm të vendimit nr. 11, datë 14.01.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendim i KLGJ-së Nr. 14, datë 21.01.2021

Për përbërjen e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të inspektorit të lartë të drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, për vitin 2021.

Vendim i KLGJ-së Nr. 13, datë 21.01.2021

Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, z. {…}.

Vendim i KLGJ-së Nr. 15, datë 21.01.2021

Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. {…} të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Vlorë për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendim nr.545, datë 05.11.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit.