Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLP-së Nr.300 Datë: 23.12.2020

Për një ndryshim në vendimin nr.285, datë 17.12.2020 “Për kualifikimin e kandidatëve që plotësojnë kushtet për kandidim për ngritjen në detyrë në pozicionin e drejtuesit të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm”.

Vendim i KLP-së Nr.301 Datë: 23.12.2020

Për caktimin me short të relatorit për procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë kandiduar për pozicion drejtuesi, të shpallur me vendimin nr. 285, datë 17.12.2020, i ndryshuar, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vendim i KLP-së Nr.302 Datë: 23.12.2020

Për ndalimin e kandidimit të kandidatit Marsida Frashëri për ngritjen në detyrë në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Vendim i KLP-së Nr.304 Datë: 23.12.2020

Për caktim të përkohshëm të Z. Kreshnik Ajazi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, me detyrë Drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Vendim i KLP-së Nr.305 Datë: 23.12.2020

Për caktim të përkohshëm të Znj. Rita Gjati si Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Vendim nr.297 i KLP-së datë 23.12.2020

Për miratimin e listës së prokurorëve pjesëmarrës në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për periudhën Janar-Mars 2021