Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 497, datë 21.10.2020

Për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për pranimin në shërbimin civil gjyqësor që kanë përfunduar me sukses formimin fillestar pranë shkollës së Magjistraturës, profili këshilltar ligjor dhe ndihmës ligjor, për vitin akademik 2019 - 2020.

Lista e Gjyqtarëve aplikues dhe të ftuar në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës.

Për periudhën Tetor– Dhjetor 2020

Vendim i KLGJ-së Nr. 494, datë 21.10.2020

Për miratimin e pjesëmarrjes së gjyqtarëve në programin e formimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës, për periudhën Tetor 2020 – Dhjetor 2020, sipas listës së pjesëmarrësve për çdo aktivitet trajnimi bashkëlidhur këtij vendimi, pjesë përbërëse e tij.

Vendim i KLGJ-së Nr. 499, datë 21.10.2020

Për kualifikimin e kandidates znj. {...} dhe vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 179, datë 28.05.2020.

Vendim i KLGJ-së Nr. 493, datë 21.10.2020

Për caktimin e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, si strukturë e posaçme, për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit, në zbatim të nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit te personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar, dhe vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave te detajuara mbi zbatimin e ndalimeve te parashikuara ne ligjin nr.138/2015.

Vendim i KLGJ-së Nr. 492, datë 21.10.2020

Për ndërprerjen e marrëdhënieve në shërbimin civil gjyqësor, të ndihmësit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, z. {...}, për shkak të dorëheqjes.