Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim nr.215 i KLP-së datë 15.10.2020

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht qenien ekspert, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për prokuroren Znj. Enkeleda Millonai, në trajnimin me temë "Njohuri bazë mbi Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe të vlerësimit të veprave penale në fushën tatimore" i cili do të zhvillohet më datë 19.10.2020 dhe në trajnimin me temë "Të tjera njohuri bazë që lidhen me fushën e hetimit të krimit tatimor" i cili do të zhvillohet më datë 23.10.2020. Veprimtaria jashtë funksionit të mos ushtrohet më shumë se dy orë në javë gjatë orarit të punës;

Vendim nr.216 i KLP-së datë 15.10.2020

Për caktimin e Znj. Enkeleda Hoxha, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Vendim nr.217 i KLP-së datë 15.10.2020

Për caktimin e Z. Gazmend Frëngu, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Vendim nr.219 i KLP-së datë 15.10.2020

Për caktimin e Znj. Irena Çunoti si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, përkohësisht nga data 16.10.2020 - 15.01.2021.

Vendim nr.220 i KLP-së datë 15.10.2020

Për caktimin e Znj. Ollga Visi në detyrën si Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, përkohësisht nga data 16.10.2020 - 15.01.2020.

Vendim nr.221 i KLP-së datë 15.10.2020

Për caktimin e Z. Gjon Fusha në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, përkohësisht nga data 16.10.2020 - 15.01.2021.