Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 399 datë 07.10.2020

Për miratimin e listës emërore të kandidatëve që kanë plotësuar kriteret e pranimit në Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, për Këshilltarë Ligjorë, sipas Lidhjes 1, bashkëlidhur këtij vendimi.

Vendim i KLGJ-së Nr. 400 datë 07.10.2020

Për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Këshillin e Lartë Gjyqësor për një pozicion “nëpunës përgjegjës për vlerësimin” në Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Vendim i KLGJ-së Nr. 405 datë 07.10.2020

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykatat në nevojë

Vendim i KLGJ-së Nr. 401 datë 07.10.2020

Për komandimin e gjyqtares znj. {…} në skemën e delegimit të ngritur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me afat deri në një vit, që mund të ndërpritet ose zgjatet në varësi të rrethanave.

Vendim i KLGJ-së Nr. 402 datë 07.10.2020

Për caktimin e gjyqtares së skemës së delegimit znj.{…} caktohet për të gjykuar pranë Gjykatës së Apelit Durrës për periudhën deri më datë 07.10.2021.

Vendim i KLGJ-së Nr. 403 datë 07.10.2020

Për komandimin e gjyqtarit z. {…} në skemën e delegimit të ngritur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me afat deri në një vit, që mund të ndërpritet ose zgjatet në varësi të rrethanave.