Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 372 datë 28.09.2020

Për kualifikimin e kandidates znj. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionet e lira të shpallura me Vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 88, nr. 89 dhe nr. 90, datë 26.02.2020.

Vendim i KLGJ-së Nr. 373 datë 28.09.2020

Për kualifikimin e kandidatit z. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me Vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 86 dhe nr. 87, datë 26.02.2020.

Vendim i KLGJ-së Nr. 374 datë 28.09.2020

Për caktimin e anëtarit të Komisionit Disiplinor z. Dritan Hallunaj, në cilësinë e relatorit për procedimin disiplinor nr.2/2020, në ngarkim të magjistratit {…}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Vendim Nr. 23/2020 i KPA-së datë 25.09.2020 (Juridiksion rivlerësimi)

Për shqyrtimin e vendimit nr.103, datë 05.02.2019 të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj.Donika Prela, me detyrë prokurore/ drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Vendim i KPK-së Nr:. 281 datë 27.07.2020

- Subjekti i rivlerësimit: Znj. Blerona Hasa, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KLGJ-së Nr. 336 datë 24.09.2020

Për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, për të cilët janë dorëzuar nga organet e rivlerësimit dosjet me aktet e vlerësimit profesional.