Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 331 datë 17.09.2020

Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. {…}, në procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me 7 Vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 241, nr. 242 dhe nr. 243, datë 09.07.2020, të kritereve të “përvojës profesionale minimale”, të “mospasjes masë disiplinore në fuqi” dhe të “mosqenies në situatën e papajtueshmërisë ambientale”.

Vendim i KLGJ-së Nr. 332 datë 17.09.2020

Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z.{…}, në procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative, të shpallura me Vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 84, datë 26.02.2020 dhe nr. 245, datë 09.07.2020 dhe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 87, datë 26.02.2020, të kritereve të “përvojës profesionale minimale”, të “mospasjes masë disiplinore në fuqi” dhe të “mosqenies në situatën e papajtueshmërisë ambientale”.

Vendim i KLGJ-së Nr. 333 datë 17.09.2020

Për zgjatjen e afatit të komandimit të përkohshëm si inspektor në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të magjistrates znj. {…}, deri në përfundim të procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë ku ajo ka kandiduar.

Vendim i KLGJ-së Nr. 334 datë 17.09.2020

Për zgjatjen e afatit për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shkak të periudhës së pushimeve vjetore.

Vendim i KLGJ-së Nr. 321 datë 17.09.2020

Për rishpërndarjen e fondeve buxhetore të pagave “Shpenzime Personeli”, brenda programit “Buxheti Gjyqësor” të shumës prej 3,500,000 lekë, duke pakësuar fondin e pagave të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, përkatësisht 2,500,000 lekë dhe 1,000,000 lekë dhe duke shtuar fondin e “Shpenzimeve të personelit” për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendim i KLGJ-së Nr. 319 datë 17.09.2020

Për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 20.07.2020; 23.07.2020; 30.07.2020 dhe 07.08.2020.