Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 274 datë 04.09.2020

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykatat në nevojë.

Vendim i KPK-së Nr:. 270 datë 03.07.2020

- Subjekti i rivlerësimit: Znj. Shpresa Beçaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KLGJ-së Nr. 271 datë 26.08.2020

Për një shtesë në vendimin nr.268, datë 07.08.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Vendim i KLGJ-së Nr. 272 datë 26.08.2020

Për caktim gjyqtari për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në Gjykatën e Apelit Shkodër

Vendim i KLGJ-së Nr. 273 datë 26.08.2020

Për caktimin e anëtarit të Komisionit të Disiplinës z. {…} në cilësinë e relatorit për procedimin disiplinor nr. 1/2020 në ngarkim të magjistratit {…}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë

Vendim i KLGJ-së Nr. 270 datë 24.08.2020

Për miratimin e kërkesave buxhetore PBA 2021 – 2023 (faza e dytë) të sistemit gjyqësor (KLGJ dhe Gjykatat)