Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 102, datë 26.02.2020

Për Miratimin e Vlerësimit dhe Pikëzimit Paraprak të Kandidatëve, si dhe të Listës së Kandidatëve më të Mirë që Konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë, nga Radhët e Juristëve të Spikatur, në Pozicionin e lirë në fushën e të Drejtës Civile, të Shpallur me Vendimin Nr. 109, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Vendim i KPK-së Nr: 238 datë 17.02.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Thoma Jano, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 06.07.2020.

Vendim i KPK-së Nr: 237 datë 12.02.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Adnand Xhelili, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së nr. 237, datë 12.02.2020, për subjektin e rivlerësimit z. Adnand Xhelili, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Adnand Xhelili, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 237, datë 12.02.2020, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Adnand Xhelili.

Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 237, datë 12.2.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Adnand Xhelili, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Vendim nr.38 i KLP-së datë 11.02.2020

Për emërimin si Prokuror Z. Florian Boriçi dhe cajtimin e tij si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë