Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim nr.35 i KLP-së datë 05.02.2020

Për miratimin e Raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokurorit Adnan Xhelili

Vendim nr.36 i KLP-së datë 05.02.2020

Për plotësimin e 6 (gjashtë) pozicioneve pranë KLP-së përmes procedurës së komandimit të prokurorëve

Vendim nr.37 i KLP-së datë 05.02.2020

Për plotësimin e 4 (një) pozicioneve pranë zyrës së ILD-së përmes procedurës së komandimit të prokurorëve

Vendim i KPK-së Nr: 234 datë 04.02.2020

- Subjekti i rivlerësimit: Znj. Miliana Muça, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 16.03.2020.

Vendim i KPK-së Nr: 235 datë 04.02.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Stavri Kallço, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë.

Procesi i rivlerësimit kalimtar është pushuar, pas kërkesës për dorëheqje të subjektit nga detyra që ushtronte.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 25.02.2020.

Vendim i KPK-së Nr: 233 datë 03.02.2020

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.

Procesi i rivlerësimit është pushuar, pasi subjekti ka dhënë dorëheqje nga detyra që ushtronte.