Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPK-së Nr: 120 datë 25.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Gjinovefa Gaba, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Me vendimin nr. ***, datë 17.11.2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 03.12.2017, të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Vlorë, znj. Gjinovefa Gaba.
KPK ka vendosur :

Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për znj. Gjinovefa Gaba, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 18.04.2019.

Vendim i KPK-së Nr: Nr: 121 datë 25.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Granit Qypi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Me vendimin nr. ***, datë 16.10.2017, Këshilli i Lartë i Drejtësëisë, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 10.10.2017, të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, z. Granit Qypi.

KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Granit Qypi, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 11.04.2019.

Vendim nr.52 i KLP-së datë 25.03.2019

Për emërimin e z.Bledar Valikaj si prokuror

Vendim i KPK-së Nr: 118 datë 21.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Përparim Hasa, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Me vendimin nr. 38, datë 06.03.2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, z. Përparim Hasa.

KPK ka vendosur :

Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Përparim Hasa, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 18.04.2019.

Vendim i KPK-së Nr: 119 datë 21.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Fejzo Hysi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Me vendimin nr. 39, datë 28.02.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 15.02.2019, të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, z. Fejzo Hysi.

KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Fejzo Hysi, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 11.04.2019.

Vendim i KPK-së Nr: 117 datë 21.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Ornela Naqellari, gjyqtare/ kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 08.05.2019.