Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 559, datë 08.09.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Z.Bujar Memia, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

KPK ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bujar Memia, pa një vendim përfundimtar, për shkak se ka humbur statusin e magjistratit. .

Vendim i KLGJ-së Nr. 363, datë 08.09.2022

Për caktimin e gjyqtarit të skemës së delegimit z. {…} për gjykimin e një çështjeje gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 558. datë 6.9.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Z.Bajram Breçani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPA-së nr. 33/2022 (JR), datë 29.07.2022, përfshirë mendimin paralel, për subjektin e rivlerësimit z. Adnand Xhelili.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 237, datë 12.02.2020, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Adnand Xhelili.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 557, datë 29.07.2022.

Subjekti i rivlerësimit : Z.Emiljano Ruli, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KLGJ-së Nr. 358, datë 27.07.2022

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera,të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme