Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 547, datë 6.7.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Çlirim Sino, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPA-së nr. 26/2022 (JR), datë 06.07.2022, përfshirë mendimet e pakicës, për subjektin e rivlerësimit znj. Elbana Lluri.

KPA ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr. 342, datë 02.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Elbana Lluri.

Vendim i KPA-së nr. 25/2022 (JR), datë 06.07.2022, për subjektin e rivlerësimit z. Spartak Çoçoli.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 274, datë 16.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Spartak Çoçoli.

Vendim i KLP-se Nr.161, datë 05.07.2022

Për “Caktimin me short të relatorit për procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë kandiduar për pozicion drejtuesi, të shpallur me vendimin nr.152, datë 27.06.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”

Vendim i KLP-se Nr.162, datë 05.07.2022

Për “Caktimin me short të relatorit për procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët që ka kandiduar për pozicion drejtuesi, i shpallur me vendimin nr.153, datë 27.06.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”

Vendim i KLP-se Nr.163, datë 05.07.2022

Për “Fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë kandiduar për pozicion drejtuesi, të kualifikuar me vendimin nr.152, datë 27.06.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”