Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPA Nr. 2/2022, datë 31.05.2022, me ankuese Enkeleida Hoxha (Juridiksion Disiplinor).

ANKUESE: ENKELEIDA HOXHA, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, përfaqësuar me prokurë nga avokat Ardian Visha.
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, përfaqësuar me autorizim nga Qemal Zaimi;
- INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË, përfaqësuar me autorizim nga Isida Koka dhe Alma Troshani.
OBJEKTI: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 92, datë 17.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendim i KPA Nr. 1/2022, datë 30.05.2022, me ankues Bujar Memia (Juridiksion Disiplinor).

ANKUES: Bujar Memia, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, përfaqësuar nga avokatët Fatmir Braka dhe Anteo Papa, sipas prokurës së posaçme nr. {***} rep., dhe {***} kol., datë 08.09.2020.
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përfaqësuar nga z. Gerti Zela me autorizimin nr. {***}, datë 13.12.2021 dhe z. Alban Nako me autorizimin nr. {***}, datë 11.03.2022.
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, përfaqësuar nga znj. Isida Koka dhe znj. Alma Troshani me autorizimin nr. {***}, datë 12.01.2022.
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 81, datë 31. 03.2021, i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “Për caktimin e masës disiplinore” ndaj prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Bujar Memia.

Mospranimin e ankimit të magjistratit Bujar Memia, kundër vendimit nr. 81, datë 31. 03. 2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia”.

Vendim i KLGJ-së Nr. 198, datë 27.05.2022

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme

Vendim i KLP-se Nr. 125, dt. 26.05.2022

Për “Kualifikimin e kandidatit Arens Cela për kandidim për ngritjen në detyrë në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.

Vendim i KLP-se Nr. 126, dt. 26.05.2022

Për “Ndalimin e kandidimit të kandidatit Kreshnik Ajazi për ngritjen në detyrë në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”

Vendim i KPA- së nr. 16/2022 (JR), datë 26.05.2022, për subjektin e rivlerësimit znj. Marjana Velçani.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 222, datë 12.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Marjana Velçani.