Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 532, datë 18.5.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Esmeralda Ndoci, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

KPK ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Esmeralda Ndoci, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Vendim i KPA-së nr. 15/2022 (JR), datë 18.05.2022, për subjektin e rivlerësimit znj. Nevrie Duka (Halo).

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 253, datë 12.03.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Nevrie Duka (Halo).

Vendim i KPA-së nr. 13/2022 (JR), datë 16.05.2022; përfshirë mendimin e pakicës, për subjektin e rivlerësimit z. Petrit Bica.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 506, datë 31.01.2022, ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Petrit Bica.

Vendim i Ndërmjetëm i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) datë 13.5.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Marsida Frashëri, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

KPK ka vendosur Pezullimin nga detyra të znj. Marsida Frashëri, për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Vendim i KLGJ-së Nr. 185, datë 12.05.2022

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Vendim i KLGJ-së Nr. 179, datë 11.05.2022

Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 85, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.