Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë Gjyqësor është një institucion Kushtetues, i krijuar me Kushtetutë pas ndryshimeve të bëra në Vitin 2016 si pjesë e Paketës Ligjore për Reformën në Drejtësi. Ky institucion është krijuar për të siguruar Pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Këshilli përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtar, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë i zgjedh Kuvendi, nga radhët e Juristëve Jo Gjyqtarë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ushtron funksione të emërimit, vlerësimit, ngritjes në detyrë dhe transferimit të gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Gjithashtu vendos masa disiplinore ndaj gjyqtarëve. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i propozon presidentit të republikës kandidatët për Gjyqësor të Gjykatës së Lartë sipas ligjit. Këshilli miraton rregullat e etikës gjyqësore dhe mbikëqyr respektimin e tyre. Ky Këshill drejton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e punës në administratën e gjykatave, me përjashtim të mbarëvajtjes së strukturave të teknologjisë së informacionit në gjykata, e cila rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Këshilli propozon dhe administron buxhetin e tij dhe të Gjykatave dhe informon publikun dhe Kuvendin për gjendjen e sistemi gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor ushtron funksione të tjera të caktuara me ligj.