Note Informative "Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “Ulje page deri në 40% për një periudhë deri në 1 vit“ për gjyqtarin B.M. dhe “Vërejtje publike“ për gjyqtarin R.A".
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor për zvarritje gjykimi mbi 2 vjet, ndaj gjyqtarëve I.M., B.M., Z.Sh., R.A., M. Ç. dhe Z.V., pranë ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kohën e shkeljes së pretenduar, hetim ky i nisur nga ish Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në mars 2017, bazuar në informacionin e kryetarit të gjykatës Elbasan për muajin Dhjetor 2016, dosje e transferuar për trajtim pranë ILD-së në shkurt 2021.