Njoftim për shtyp i IKP-së datë 12.03.2020
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli sot vendimin e gjykimit të ankimit të vendimit nr. 63, datë
6.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Arben
Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, anëtar i Këshillit të Lartë të
Prokurorisë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr.04/2020 (JR), datë 12.03.2020, në mënyrë
unanime, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 63 datë 6.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,
dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Dollapaj, prokuror, në
momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në
momentin e shpalljes së këtij vendimi.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.03.2020.