Njoftim i Inspektoratit të Lartë Drejtësisë datë 10.03.2020
Inspektori i Lartë i Drejtësisë njofton se duke nisur nga data 10/3/2020 shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e ILD-së do të ndërpritet. Kjo në kuadër të rritjes së masave parandaluese për mospërhapjen e COVID-19 (Coronavirusi i ri) në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.