Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 10/12/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 10.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.9/2020, datë 13.02.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Agim Bendo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 216, datë 04.12.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e martë, në datën 22.12.2020, ora 0:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Agim Bendo të dëgjohet lidhur me çështjen e tij. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 07/12/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.57/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Hoxha kundër vendimit nr. 289, datë 06.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 14.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 30/10/2020

Më datë 30.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 34/2019, datë 18.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albina Spaha kundër vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Sokol Çomo.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 34/2019, datë 18.07.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Ina Rama

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 30/10/2020

Më datë 30.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 45/2019, datë 23.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkelejdi Hajro kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Sokol Çomo.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 45/2019, datë 23.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 29/10/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.46/2020, datë 19.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nure Dreni kundër vendimit nr. 263, datë 17.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 29.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 29/10/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.47/2020, datë 22.10.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.

Sot, në datën 29.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz