Njoftim vendimi i KPA-së datë 23/10/2020
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha, kundër vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha dhe konfirmimin e tij në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.