Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 04/09/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.31/2020, datë 30.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili kundër vendimit nr. 237, datë 12.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 03.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 04/09/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.32/2020, datë 31.08.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bernina Kondi kundër vendimit nr. 259, datë 15.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 03.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 04/09/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.33/2020, datë 01.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndue Gjura kundër vendimit nr. 266, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 03.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 04/09/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 03.09.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Kryesuesja e seancës bëri me dije se dy trupa të ndryshme gjykues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë vendosur hedhjen poshtë të kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin nga trupi gjykues të kryesueses, gjyqtares Natasha Mulaj dhe anëtares së kësaj trupe, gjyqtares Ina Rama. Subjekti i rivlerësimit, znj. Prela, konfirmoi se ishte njohur me të dyja vendimet për hedhjen poshtë të kërkesës së saj për përjashtim.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 30/07/2020

Ditën e hënë, më datë 21.09.2020, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ferdinand Elezi, kundër vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
- Kryesuese: Albana Shtylla
- Relatore: Ina Rama
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 30/07/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 51/2019, datë 17.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 169, datë 26.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti.