Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 22/09/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.38/2020, datë 18.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Haluci kundër vendimit nr. 244, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 22.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 18/09/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 18.09.2020, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 18/09/2020

Ditën e enjte, më datë 15.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.28/2019, datë 24.05.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Çlirim Shahini, kundër vendimit nr. 124, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 16/09/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ferdinand Elezi, kundër vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e caktuar për t’u zhvilluar më datë 21.09.2020, ora 09:30, për arsye objektive, do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 30.09.2020, ora 10:00.

Njoftim vendimi i KPA-së datë 16/09/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.30/2019, datë 06.06.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fehmi Petku, kundër vendimit nr. 136, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

- Lënien në fuqi të vendimit nr. 136, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fehmi Petku.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 15/09/2020

Më datë 15.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 57/2019, datë 11.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj dhe ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.