Njoftim për shtyp i KPA-së datë 30/07/2020
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 51/2019, datë 17.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 169, datë 26.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:
- Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.169, datë 26.06.2019, për subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti.
- Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti.
- Ndalimin e emërimit të znj. Regleta Panajoti gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare.