Njoftim për shtyp i KPA-së datë 15/07/2020
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.14/2019, datë 04.03.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Agron Vavla, kundër vendimit nr. 94, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 94, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agron Vavla.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.07.2020.