Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 08/07/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se gjykimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.19/2019, datë 12.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Genci Sinjari kundër vendimit nr.66, datë 28.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i caktuar për t’u zhvilluar më datë 16.07.2020, ora 15:00, për arsye objektive do të zhvillohet në të njëjtën datë, 16.07.2020, në orën 10:00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 08/07/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.18/2019, datë 09.04.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ana Golloshi, kundër vendimit nr. 106, datë 13.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 106, datë 13.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ana Golloshi.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.07.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së 06/07/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.22/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit vendimit nr. 229, datë 28.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Banushi.
Sot, në datën 06.07.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Luan Daci
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 06/07/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.26/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci, kundër vendimit nr. 116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 06.07.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së 03/07/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.20/2019, datë 18.04.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami, kundër vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.07.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së 02/07/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.07.2020, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.