Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 01/07/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.16/2019, datë 01.04.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arben Zefi, kundër vendimit nr. 97, datë 10.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 97, datë 10.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Zefi.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 01.07.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së 01/07/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se gjykimi në seancë gjyqësore publike i çështjes (JR) nr.21/2019, datë 24.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.103, datë 05.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Donika Prela, i caktuar për ditën e premte, më datë 17.07.2020, ora 10:00, për arsye objektive do të shtyhet, për t’u zhvilluar ditën e premte, më datë 17.07.2020, ora 10:30.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në adresën “Pallati i Koncerteve”, në adresën “bulevardi Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 30/06/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023.
Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla.
Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020.
Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

Njoftim për shtyp i KPA-së 30/06/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.21/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Piro Samara.
Sot, në datën 30.06.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

Njoftim për shtyp i KPA-së 30/06/2020

Ditën e premte, më datë 24.07.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fatmir Lushi, kundër vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 30/06/2020

Sot, më datë 30.06.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtares Natasha Mulaj, në çështjen (JR) nr. 3/2020, datë 14.01.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.200, datë 16.10.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtarja Natasha Mulaj është zëvendësuar nga gjyqtari Luan Daci.
Kërkesa për heqje dorë e gjyqtares Natasha Mulaj është pranuar me shumicë votash me vendimin nr.3/2, datë 29.06.2020, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Luan Daci (kryesues), Ardian Hajdari, lna Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, anëtarë.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 3/2020, datë 14.01.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo