Njoftim për shtyp i KPA-së 15/06/2020
Ditën e mërkurë, më datë 08.07.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.18/2019, datë 09.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ana Golloshi, kundër vendimit nr. 106, datë 13.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj