Njoftim për shtyp i KPA-së 08/06/2020
Ditën e premte, më datë 26.06.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.17/2019, datë 04.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alfred Gjoni, kundër vendimit nr. 100, datë 14.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.