Njoftim për shtyp i KPA-së 04/03/2020
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.9/2019, datë 12.02.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Izet Kadana, kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Izet Kadana.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 04.03.2020.