Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 17/02/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit nr.225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 17/02/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.6/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu kundër vendimit nr.210, datë 14.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 11/02/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani.

Njoftim për shtyp i KPA-së 07/02/2020

Ditën e martë, më datë 24.03.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.1/2019, datë 19.12.2019 me kërkues Tom Dedaj kundër vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 07/02/2020

Ditën e mërkurë, më datë 04.03.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.9/2019, datë 12.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Izet Kadana, kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 06/02/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.13/2019, datë 27.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.